Tuesday, August 9
Shadow

UP-ja e 3.027-a në botë, vetëm Universiteti i Tiranës më dobët nga ato të rajonit

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” radhitet i 3.027-i në ranglistën prestigjioze “Webometrics”, ku rangohen të gjitha universitetet botërore për cilësi.

E kjo pozitë i mjafton UP-së që të jetë institucioni arsimor i dytë më i dobët nga ato publike në rajon. Vetëm Universiteti i Tiranës qëndron më keq, në vendin e 3.786-të.

Sa u përket universiteteve publike të rajonit, ai i Beogradit renditet më së miri, i 447, pastaj Universiteti i Zagrebit i 571, Universiteti i Sofjes 988-i dhe Universiteti i Podgoricës i 1.939. Në vitin 2019, UP-ja kishte shënuar ngritje rekorde, duke u renditur në vendin e 1471-të në botë, por në vitet e fundit ka pësuar rënie të dukshme.

Kësaj rangliste i prin Universiteti i Harvardit.

Sa u përket universiteteve në Evropë, mes 10 më të ranguarave, 7 janë nga Britania e Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.