Wednesday, November 30
Shadow

Adriana Matoshi shijon jetën e natës në vendlindjen e saj, publikon video duke u dëfryer me shoqëri

Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria apo angazhimet në politikë e kinematografi.

Së fundmi, Matoshi publikoi për fansat e saj në Instagram disa video, ku shihej duke shijuar jetën e natës në një nga klubet e natës në qytetin e Gjilanit.

Në videot e publikuara në InstaStory, aktorja mund të shihet në disponim të mirë teksa argëtohet me muzikës duke vallëzuar e dëfryer me miqtë e saj të ngushtë

Kjo vjen pak kohë pasi u njoftua se Adriana i ndau rrugët me ish-të dashurin e saj, futbollistin afrikano-belg Keith Groeneveld.

Ajo ka zgjedhur heshtjen duke mos reaguar mbi zhvillimet e saj të fundit në jetën private, ku duket e qetë dhe e lumtur në aspektin emotiv.

Sa i përket aktrimit, Matoshi aktualisht është e angazhuar në serialin komik “Sha je be tu folën”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.