Saturday, August 20
Shadow

Donaldi thyen heshtjen, thotë se po mundohet ta rifitojë Bora Zemanin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, shumëçka është përfolur mbi emrin e Donald Veshajt.

Ai ka qenë më i komentuari që vet ka qëndruar i heshtur.

Heshtjen, ai e ka thyer sot disi përmes një postimi në Instagram ku çfarë ka lënë përshtypje është një fjali e reagimit.

“Nuk kam folur që nga mbarimi i Big Brother sepse unë besoj që çdo gjë që kisha për të treguar e thashë aty me të mirat e të këqijat e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po humbohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh” – shprehet ai mes tjerash duke aluduar në Borën.

“Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet ti kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që Bora të shkrihet” – e mbyllë Donaldi reagimin e tij.

Reagimin e plotë të tij ku mes tjerash bën thirrje që të respektohet jeta e tij private e gjeni të plotë në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.