Saturday, August 20
Shadow

Gati bashkëpunimi i Trixës dhe Dj Geek, ja kur pritet të publikohet

Beatrix Ramosaj për muaj të tërë është personazhi më i përfolur.

Ajo u komentua shumë për lidhjen dhe ndarjen me Donald Veshajn.

Trixa me të dal nga shtëpia kishte publikuar këngën dedikuar Donaldit, në atë kohë edhe ishin bashkë, e titulluar “Faj”.

Por ajo ka punuar sërish për projektin e radhës.

Derisa të gjithë aludonin se ajo do të bashkëpunojë me Dafina Zeqirin, ishte kjo e fundit që zbuloi se Trixa është duke punuar me partnerin e saj, Dj Geek.

E sot Trixa ka treguar se kënga dhe klipi tashmë janë gati dhe shumë shpejt do të publikohet, por duke mos zbuluar datën e saktë.

Bashkëpunimi i dyshes titullohet “Më shumë se ti”, dhe pritet të jetë sërish dedikim për Donaldin por kësaj radhe pas ndarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.