Thursday, March 23
Shadow

Al Nasari: Pikëpamjet për LGBT shpalosni në shoqërinë tuaj ku pranohen, nuk ndryshojmë fenë në 28 ditë

Shefi i Sigurisë në Kupën e Botës 2022, Abdullah Al Nasari ka dhënë disa komente kontroverse.

Shteti i Katarit nuk është gati që të pranojë pikëpamje të ndryshme nga ato që kanë ata.

Përgjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2022, flamujt e LGBT do të jenë të ndaluar nëpër stadiume. Lidhur me këtë ka folur edhe Shefi i Sigurisë në Kupën e Botës, Abdullah Al Nasari.

“Nëse doni të shpalosni pikëpamjet e juaja për LGBT, bëjeni në një shoqëri ku ju pranohet”, ka thënë Al Nasari, transmeton lajmi.net.

“Mos ejani tek ne dhe të na shqetësoni një shoqëri të tërë. Ne nuk do të ndryshojmë fenë tonë për 28 ditë”, shtoi ai.

Për organizimin e Kupës së Botës në Katar ka pasur ankesa të shumta, pikërisht për arsye sikur këto. Tifozët po ashtu nuk kanë mundësi të pinë ndonjë birrë në ambiente publike. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.