
Skuadra e Prishtinës ka arritur marrëveshje me trajnerin Ismet Munishi.
Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi do të udhëheq klubin e Prishtinës në edicionin e ri 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll.
“Po, kemi arritur marrëveshje me Prishtinën”, ka konfirmuar zyrtarisht Munishi për ‘GazetaBlic Sport’.
Kujtojmë se sezonin e fundit, Munishi ishte pjesë e SC Gjilanit deri disa javë para përfundimit të stinorit.
Munishin e pret punë e madhe tek kryeqytetasit – pasi dihet se ata janë në një krizë e cila i la ata pa titull e pa Evropë këtë stinor.