
Atletico Madrid nuk ka arritur të kthejë rezultatin e përgjithshëm mbrëmjen e sotme ndaj Manchester City. City ka arritur të menaxhojë mirë ndeshjen, vetëm në 15 minuta e fundit të lojës Atletico Madrid ka tentuar disa herë për të shënuar një gol për ta dërguar ndeshjen në shtesa por nuk ia ka arritur dot qëllimit.
Në minutën e 90-të pati një fragment të shëmtuar ku pati një përplasje midis të dyja ekipeve pas një ndërhyrje të ashpër pranë flamurit të këndit, ku gjyqtari kryesor i tregoi kartonin e kuq Felipes. Gjithësesi, rezultati i përgjithshëm mbeti i njëjti, 1-0 për Manchester City ku anglezët prekën finalen.
Ne fund te ndeshjes shansin me te mire e kishte Correa por nuk gjeti dot kuadratin. Ne kete ndeshje pati gjithcka, madje edhe dy demtime te Cityt me De Bruyne dhe Walker, ndersa Foden pati nje carje ne koke dhe u mjekua ne pjesen e pare.
Tashmë City do të përballet me Real Madrid. Por, sikur te mos mjaftonte tensioni ne fushe me Savic protagonist qe fillimisht kap nga fanela dhe zvarre Foden e me pas nga floket Grealish, duke goditur edhe me koke Sterling (imazhe qe arbitri nuk i pa) gjithcka vazhdon ne tunel.
Protagonistet kryesore jane Savic serish dhe Vrsaljko i cili edhe peshtyn lojtaret e Cityt, duke share dhe ofenduar Grealish qe eshte molla e sherrit. Ne ate moment forcat e sigurise dhe policia tentojne te bejne ndarjen e paleve, teksa gjithcka ka degjeneruar totalisht.
Savic and Grealish fight: pic.twitter.com/PaGCUQmCYX
— “ (@Jake00044) April 13, 2022