Wednesday, March 29
Shadow

Dita finale e edicionit 2021/22 në Premierligën angleze: Formacionet zyrtare

Në kampionatin më të fortë evropian të futbollit, Premierligë, sot do të luhet xhiro e fundit e edicionit 2021/22.

Padyshim, kjo xhiro pritet të jetë spektakolare ashtu si edhe të gjitha javët e kaluara.

Në pasditën e sotme, madje do të vendoset edhe titulli i kampionit – mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Manchester City është lider me 90 pikë, derisa sot i duhet vetëm fitorja ndaj Aston Villës në shtëpi për ta fituar titullin.

Formacionet zyrtare:

Man City: Ederson, Stones, Fernandinho, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Foden, Jesus

Aston Villa: Olsen, Cash, Chambers, Mings, Digne, Luiz, McGinn, Ramsey, Buendia, Coutinho, Watkins.

Kurse, Liverpooli ka një pikë më pak, dhe me fitoren ndaj Wolvesit dhe barazimin apo humbjen e Man Cityt ndaj Aston Villës, mund të shpallej kampion i Anglisë.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Konaté, Robertson; Keïta, Henderson, Thiago; Diogo Jota, Mané, Díaz

Wolves: José Sá; Boly, Coady, Toti; Jonny, Dendoncker, Rúben Neves, João Moutinho, Aït-Nouri; Pedro Neto, Jiménez.

Poashtu, një garë interesante do të luhet për top-katërshe.

Tottenhami në rast të fitores apo barazimit ndaj Norwichit e siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, kurse Arsenali duhet ta mposhtë Evertonin dhe të presë humbjen e Spurs për një “mrekulli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.