Wednesday, March 29
Shadow

Drita dhe Llapi janë dy finalistët për edicionin 2021/22 në Kupën e Kosovës

Kanë përfunduar dy duelet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në Futboll.

Llapi ka bërë përmbysjen ndaj Prishtinës në ndeshjen kthyese në Podujevë, duke fituar me rezultat 2-0 në “Zahir Pajaziti”, për tu kualifikuar në finale të Kupës.

Në ndeshjen e parë Prishtina në shtëpi kishte triumfuar me rezultat 2-1, teksa rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve është 3-2 në favor të Llapit, duke bërë që skuadra e Batatinës të kualifikohet në finale për të dytin vit radhazi.

Në gjysmëfinalen tjetër, Drita ka barazuar si mysafir ndaj Ramiz Sadikut me rezultat 2-2.

Ky rezultat ka qenë i mjaftueshëm për gjilanasit që të kualifikohen për në finale të Kupës, pasi ndeshjen e parë në Gjilan e kishin fituar me rezultat 3-0.

Drita dhe Llapi do të ndeshen në finalen e Kupës së Kosovës në Futboll për edicionin 2021-22.

Leave a Reply

Your email address will not be published.