Monday, November 28
Shadow

Edon Zhegrova dhe Milani, fati i kryqëzon sërish dyshen

Edon Zhegrova kaloi te Lille në janar, një klub që është gjithmonë shumë i aftë në identifikimin dhe përmirësimin e lojtarëve të rinj.

Ai ka debutuar në Ligue 1, ndërsa edhe në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat luajti për disa minuta.

Tani Calciomercato shkruan se Milani ia ka vënë syrin Zhegrovës, një lojtar që e njeh që shumë kohë.

Kjo pasi Zhegrova ishte shpërblyer në vitin 2012 si lojtarin më i mirë që ka marrë pjesë në një kamp të mbajtur në Prishtinë.

Fatet e kuqezinjve dhe Zhergovës, ishin kryqëzuar edhe në vitin 2019, kur ai luante te Genk.

Zhegrova iu bashkua kampionit në fuqi të Francës në janar nga Baseli dhe deri më tani ka dy gola në gjashtë paraqitje në Ligue 1.

23-vjeçari ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026.

Leave a Reply

Your email address will not be published.