Wednesday, March 29
Shadow

Edon Zhegrova i lumtur me fitoren ndaj Qipros, thotë se e mori numrin 9 në fanellë në nderim të Fadil Vokrrit

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur kampanjën e re në Ligën e Kombeve në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kundërshtari i parë i “Dardanëve” në kuadër të grupit 2, Liga C ishte Qipro.

Në ndeshjen e zhvilluar në “AEK Arena” në pasditën e sotme, Kosova triumfoi 0:2 në Larnaca.

Pas ndeshjes, ylli i Kosovës, Edon Zhegrova u shpreh i lumtur me fitoren, derisa komentoi edhe vendimin që ta marrë numrin 9 në fanellë.

“Ka qenë shumë e rendesishme ta fitojmë lojën, gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin që të fitojmë këtë ballafaqim. Unë gjithmonë mundohem që me aftesitë e mija ta ndihmojë ekipin me asiste dhe gola“, tha Zhegrova.

“Numrin 9 te Kosova e kam marrë për shkak të legjendës, Fadil Vokrri, golin e sotëm ia dedikoj atij“, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.