Tuesday, August 9
Shadow

Gjilani nuk tregon mëshirë për Drenicën, triumfon me ‘manita’

Gjilani ka fituar me rezultat bindës 5-0 ndaj Drenicës në kuadër të javës së 28-të në BKT Superligën e Kosovës.

Ishte minuta e 14-të e takimit, kur vendasit kaluan në epërsi falë një auto-goli nga Shkëlzen Lushtaku, që e futi topin në portën e tij nga një harkim i Torassas.

Nga fundi i pjesës së parë, Gjilani ia doli të shënonte edhe një herë, derisa për 2-0 realizator ishte Keita Razak.

Me këtë rezultat, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.

Edhe në 45 minutat e dytë, iniciativa u takoi vendasve, që ia dolën të tundin rrjetën e mysafirëve edhe tre herë të tjera.

Ishte minuta e 76-të e takimit, kur Donjet Shkodra shënoi për 3-0 nga një asistim i Elton Cales.

Në minutë e 80-të, Cale asiston përsëri, mirëpo tani për Blerim Krasniqin, që realizoi për 4-0.

Gjilanasit nuk u dorëzuan deri në fund dhe shënuan edhe të pestin me anë të Gerhard Prognit (90+4′).

Pas javës së 28-të, Gjilani gjendet në vendin e dytë me 52 pikë, ndërsa Drenica është në të gjashtin me 35 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.