Wednesday, March 29
Shadow

Greqinë e pret “ferri”, shiten gjitha biletat e të dielës

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të dielën duket se do të jetë më zjarrtë se kurrë.

Dardanët pas fitores ndaj Qipros në rrethin e parë të Ligës C në Ligën e Kombeve kanë zgjuar entuziazmin tek adhuruesit e futbollit të cilët me padurim po e presin sfidën e së dielës ku ndeshemi me Greqinë.

Demokracia.com, mëson se tashmë të gjitha biletat janë shitur dhe gjithçka që ka mbetur në treg janë edhe disa bileta në sektorin VIP 1 dhe VIP 2, derisa në të gjitha pjesët tjera të stadiumit janë shitur biletat dhe më nuk ka në sistemin online.

Kosova po pret fitore ndaj Greqisë të dielën dhe nëse e arrin këtë atëherë rriten gjasat maksimalisht për vendin e parë në GRUP.

Leave a Reply

Your email address will not be published.