Saturday, August 20
Shadow

Kampioni i Amerikës i jep ‘leksione’ kampionit të Evropës – Argjentina fiton trofeun “Finalissima”

Argjentina ka triumfuar ndaj Italisë për ta fituar trofeun “Finalissima”.

Argjentina triumfoi ndaj Italisë me rezultat 3-0 në Wembley, në një ndeshje totalisht të dominuar, me Azurët që dëshpëruan në finale.

Lautaro Martinez dhe Angel Di Maria ishin dy golashënuesit e parë të ndeshjes që realizuan në pjesën e parë, ndërkohë Paulo Dybala shënoi në minutat e fundit të ndeshjes për rezultatin final 3-0.

Lionel Messi dhuroi dy asistime dhe një shfaqje magjike në përgjithësi ku i mungoi vetëm goli.

Ky ishte vetëm edicioni i tretë i kësaj gare, ku kampioni i Evropianit dhe kampioni i CONMEBOL takohen në një ndeshje që organizohet nga UEFA dhe CONMEBOL.

Në të kaluarën, respektivisht, në vitin 1985, Franca e mposhti Uruguain me rezultat solid 2:0, kurse tetë vite më vonë Argjentina shënoi fitore me ndihmën e penalltive kundër Danimarkës.

Argjentina zgjeron rekordin pa humbje tani në 32 ndeshje në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published.