Saturday, August 20
Shadow

Karim Benzema në skenë – francezi shënon në vazhdime dhe Real Madridi merr epërsinë

Ndeshja mes Real Madridi dhe Chelseat për 90 minuta doli të jetë shumë interesante, ku anglezët e mbyllën në epërsi me rezultat 3-1, por me të filluar vazhdimet mbretërit kanë rikthyer epërsinë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Stanford Bridge” ishte mbyllur me rezultat 3-1 për mbretërit, ndërsa ndeshja kthyese ka të njëjtin rezultat 3-1 për anglezët, duke qenë gjithçka baras 4-4.

Mason Mount, Antonio Rudiger dhe Timo Werner shënuan golat për përmbysjen e madhe të Chelseat.

Kur u duk që londinezët do të kalojnë tutje, Luka Modric dha një asistim të bukur të Rodrygo që shënoi për 3-1 në minutën e 80-të.

Me të filluar vazhdimet Real Madridi u kthye në epërsi me rezultat të përgjithshëm prej 5-4, me një gol të bukur me kokë nga Karim Benzema.

Ky është goli i katërt i francezit në dy ndeshje me Real Madridin ndaj Chelseat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.