Saturday, August 20
Shadow

Miliona dollarë, zbulohet pasuria e Florian Markut! Shifra që të lënë pa fjalë

Florian Marku, i cili ka bërë debutimin në boksin profesionist vetëm në dhjetor të vitit 2018, po konsiderohet si njëri nga boksierët që sjell më së shumti të ardhura nga ndeshjet e tij, kjo edhe për faktin që e ka një komb të tërë mbrapa.

Florian Marku së fundmi triumfoi ndaj Chris Jenkins, ndërkohë pas meçit kërkoi një duel me boksierin e famshëm britanik, Amir Khan.

Sipas faqes së mirënjohur “PeopleAI”, Florian Marku thuhet se ka një pasuri prej 4.43 milionë dollarë. Nuk është aspak ëpr t’u habitur duke parë popullaritetin që gëzon dhe interesin shumë të madh kur ai ka ndeshje.

Marku ka premtuar që ndeshja e radhës do të zhvillohet në Tiranë, ëndrra e tij e madhe është të jetë në “Air Albania”. E sigurt që stadiumi kombëtar do të mbushej plot e përplot njësoj si të luante Kombëtarja.

Pas pak ditësh, Marku pritet të zbulojë kundërshtarin e tij të radhës, datën e saktë të ndeshjes dhe mbi të gjitha vendin ku do të zhvillohet.

Gjithashtu, Marku ka premtuar që njërën nga ndeshjet e tij do ta zhvillojë në Kosovë, pasi shqiptarët e Kosovës e kanë mbështetur atë që nga fillimi i karrierës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.