Monday, November 28
Shadow

Muriqi: Ndaj Greqisë luajmë për fitore

Vedat Muriqi është shprehur optimist para ndeshjes me Greqinë që Kosova e luan të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.

Sulmuesi shtatlartë e ka cilësuar takimin si shumë të rëndësishëm.

“Jemi në prag të një ndeshjeje shumë të rëndësishme. Kemi arritur tri pikë të vështira por edhe të rëndësishme, i dimë aftësitë e kundërshtarit dhe shpresojmë se do të arrijmë fitore. I dimë aftësitë tona dhe nuk do të bëjmë gabime sikurse me Qipron. Presim një atmosferë të jashtëzakonshme këtu. Nuk është me rëndësi kush shënon. Normalisht jam sulmues dhe nëse shënoj, do të jem i lumtur. Shpresoj se do të jetë dita jonë”, deklaroi Muriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.