Saturday, August 20
Shadow

Ndryshime në formacionin bazë të Kosovës – Giresse i jep një rol të ri Arbër Zenelit

Vetëm disa orë na ndajnë nga ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë, që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Pas fitores ndaj Qipros, Kombëtarja e Kosovës nën urdhrat e Alain Giresse do të kërkojë pikët e plota edhe ndaj grekëve.

Sidoqoftë, të rikthehemi te formacioni – në sfidën e fundit kemi parë që tekniku francez luajti me këtë 11-she bazë: Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Fazliji, Berisha, Idrizi; Rashica, Muriqi, Zhegrova. Pas fitores, kishte kritika të shumta sidomos në mesfushë, ku tre lojtarët e lartpërmendur nuk arrinin të bashkëpunonin në mënyrën më të mirë.

Kështu, Giresse tashmë ka bërë disa ndryshime në mesfushë, kështu mëson Gazeta Nacionale me burime të sigurta. Formacioni i Kosovës do të jetë 4-2-3-1, kurse nga minuta e parë do të luajë Florian Loshaj.

Kurse, ajo që ka qenë befasi është pozita e Arbër Zenelit, pasi ky i fundit do të luajë në pozitën e mesfushorit ofensivë, apo ndryshe i njohur si ‘10sh’.

Sa i përket mbrojtjes, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim, përpos që nëse ndodh ndonjë incident.

Leave a Reply

Your email address will not be published.