Wednesday, November 30
Shadow

Nis shitja e biletave në “tregun e zi” për ndeshjen Kosovë – Greqi, këto janë çmimet

Pas fitores ndaj Qipros, Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës.

Në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, “Dardanët” synojnë sonte fitoren e radhës në Ligën e Kombeve.

Në kuadër të grupit 2, Liga C, Kosova do të përballet me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova hyn në këtë ndeshje pas fitores 0:2 ndaj Qipros në Larnaca të enjten.

Kurse, së fundmi, Greqia fitoi 0:1 ndaj Irlandës së Veriut si mysafire.

Si zakonisht, edhe për ndeshjen e sotme kanë dalur biletat në tregun e zi.

Për pjesën e lindjes, biletat po shiten nga 70 euro, kurse ato në jug deri në 30 euro.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published.