
Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja, është cak i interesimit nga skuadra e sapo promovuar në Ligën Premier, Nottingham Forest.
Nottingham Forest i sapo promovuar po shikon mundësinë e përforcimeve të skuadrës, pasi tani niveli i lojës është shumë më i lartë sesa në Championship.
Kështu, dy herë fituesit e Ligës së Kampionëve kanë etiketuar sulmuesin shqiptar, Armando Broja, të cilin synojnë ta transferojnë në verë.
Talenti i Chelseat e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Southamptoni – duke shënuar gjashtë herë në 32 ndeshje të Ligës Premier.
Akoma vetëm 20-vjeç, reprezentuesi shqiptar ka impresionuar dhe është lidhur edhe me West Hamin dhe Newcastle United javët e fundit.
Interesim për Brojën kanë shfaqur edhe Evertoni dhe Napoli në Serie A.
Sipas Nottingham Post, klubi i sapo promovuar dëshiron vetëm një marrëveshje e përhershme, pasi nuk ka gjasa që Steve Cooper të shikojë një lëvizje të mundshme huazimi për sulmuesin.
Çmimi i Brojës vlerësohet të jetë rreth 25-30 milionë eurosh.
Nottingham Forest are said to be “considering a move” for Chelsea striker Armando Broja after his loan spell at Southampton.#NFFC@nottslivesport pic.twitter.com/OIa0JckV1b
— Callum Castel-Nuovo (@callumcasteln) June 2, 2022