Wednesday, March 29
Shadow

Qipro – Kosova, ky kanal televiziv e transmeton ndeshjen e sotme në Larnaca

Përfaqësuesja e Kosovës do ta nis sot kampanjën e re në Ligën e Kombeve.

Në kuadër të Ligës C, grupi 2, “Dardanët” në pasditën e sotme do ta luajnë ndeshjen e parë.

Kundërshtari i parë i skuadrës së Alain Giresse do të jetë Qipro.

Ekspedita e Kosovës udhëtoi dje (e mërkure) drejt tokës qipriote, teksa ndeshja luhet sot në “AEK Arena”.

Kjo sfidë do të luhet me fillim nga ora 18:00.

Ndeshja e sotme do të transmetohet në Klan Kosova dhe Art Motion, por jo edhe në televizionin publik, RTK

Leave a Reply

Your email address will not be published.