Thursday, March 23
Shadow

Reagojnë “Shqiponjat e Zeza” rreth incidentit në Drenas

Kryesija e tifozëve të KF Drenica kanë reaguar përmes një postimi në Facebook për ate se çka ndodhi në ndeshjen KF Feronikeli – KF Drenica, ndeshje kjo e cila u luajt dje në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Në minutën e 8 të takimit, u pa një tifoz i Feronikelit i cili vrapoj me transparentin e tifozeve të Drenices duke shkaktuar tollovi të madhe për te pasuar me një ndërprerje prej më shumë se 15 minutave ku u detyrua të ndërhyj dhe policia Në këtë tollovi mbeti i lënduar një nga futbollistët e Feronikelit.

Të dy transparetet e tifozëve u kapen si nga ana e “Tigrave te zi” ashtu edhe nga ana e “Shqiponjave te Zeza”.Në reagim thuhet se u dakortuan që të dy transparentet të kthehen dhe të vazhdojn perseri, por sipas Shqiponjave një gjë e till nuk ndodhi, madje ata e konsideroj një “prerje bese“ nga ana e Tigrave.

Po të mos mjaftonte me kaq, pas mbarimit të ndeshjes, pas disa orëve ndodhi edhe një përleshje mes këtyre dy tifozërive nga dhe mbeti i therur me thikë kryetari i “Tigrave të Zi”. Pas gjithë kësaj pati reagime nga të dy palët. Më poshtë e gjeni reagimin e “Shqiponjave të Zeza”./VM/

Njoftimi i plotë:

E pritur por asnjëherë të surprizuar!Paralajmruam që të mos ketë incidente nga ne, që të mos jemi ne iniciatorët e problemeve mirëpo u prem në besë nga ata që paralajmruan “mikëpritje” për ne. Na hoqen biletat hyrese edhe pse çdo postim paraprak shpërndante mllef ndaj nesh!Në qastet kur ne po vazhdonim traditen tonë të tifozërisë dhe pa pasur asnjë motiv per mbrojtje te transit sepse ishim ne bese të tyre vie në mënyrë tinzare një antar nga ta (kinse ishte mbledhës i topave të lojës) dhe kap transin tonë, e gjithë tribina vrapon pas tij mirëpo me plan të tyre e në mënyrë të organizuar me stafin e sigurisë antari i tyre ia dorzon sigurimit transin tonë.E gjithë tribina jonë ishin poshtë kornerit ku nuk pati guxim asnjë nga ta të zbres poshtë dhe të përballet me ne ( fakt i deshmuar me video).Në ato momente ne sy e prani të tyre vrapon shqiponja jonë dhe terhek transin e tigrave të zi pa iu dridhur fare syri, por askush nuk vrapoi posht drejt tij për t’i marrur simbolet e tyre gjë kjo që dëshmon mentalitetin e tyre!Sqarimi tjetër është se bisedime për transa ashtu siç u aludua nuk ka pasur mirëpo ne përmes një qytetari nga Drenasi jemi informuar se ku gjindet transi jonë dhe kemi marr rrugen për ta rikthyer në qytetin tonë!Në dijeni të plotë ishim që diqka do ndodhte mirëpo në mënyrë të pabesë e tinzare gjërat kthehen mbrapsht!Për kundër juve qe na e punuat kurthin mprapa shpine, ishim ne që në prani e në sy iu hoqem transin nga tribina iu shuam si tifozeri ashtu edhe siç iu hoqem nga Superliga!Të pabesë e tinzarë! Ne nuk jemi si ju! Ky do jetë reagimi i parë dhe i fundit nga Shqiponjat e zeza për rastin dhe kaosin e krijuar pa nevojë, reagim që përmes cdo kamere në stadion shihet ku ne nuk ishemi iniciatorët mirëpo përkunder maceve të zeza që nuk tentuan as të vrapojn pas transit të tyre, ne ishim ata që zbrazem tribinen e mbushem stadionin që të rikthejmë simbolet tona!Ne morem atë për çfarë luftuam, ju morët atë që e merituat. Ne nuk shuhemi asnjëherë përveç se në imagjinatat e juaja.Prej kohësh ishit të shuar, besëprerët si ju nuk kan vend në vendin tonë!Përderisa rasti është ende nën procedura ligjore të rendit kërkojmë në mënyrën më të sinqert nga të gjitha faqet që merren me postime tifozerie dhe gazetave që së pari të informohen saktë e sigurtë pastaj të postojnë!Si kryesi e Shqiponjave të zeza në mënyrë absolute të prerë kërkojmë liri për dy antarët tanë që nuk gjinden momentalisht në mesin tonë!!!DRENICA KA VETËM DY NGJYRA! 🔴⚫️Shpresojmë përzemërsisht që ky të jetë rasti i fundit jo vetëm për ne por në të gjithë Kosovën tonë!

E pritur por asnjëherë të surprizuar! Paralajmruam që të mos ketë incidente nga ne, që të mos jemi ne iniciatorët e problemeve mirëpo u prem në besë nga ata që paralajmruan “mikëpritje” për ne. Na hoqen biletat hyrese edhe pse çdo postim paraprak shpërndante mllef ndaj nesh! Në qastet kur ne po vazhdonim traditen tonë të tifozërisë dhe pa pasur asnjë motiv per mbrojtje te transit sepse ishim ne bese të tyre vie në mënyrë tinzare një antar nga ta (kinse ishte mbledhës i topave të lojës) dhe kap transin tonë, e gjithë tribina vrapon pas tij mirëpo me plan të tyre e në mënyrë të organizuar me stafin e sigurisë antari i tyre ia dorzon sigurimit transin tonë. E gjithë tribina jonë ishin poshtë kornerit ku nuk pati guxim asnjë nga ta të zbres poshtë dhe të përballet me ne ( fakt i deshmuar me video). Në ato momente ne sy e prani të tyre vrapon shqiponja jonë dhe terhek transin e tigrave të zi pa iu dridhur fare syri, por askush nuk vrapoi posht drejt tij për t’i marrur simbolet e tyre gjë kjo që dëshmon mentalitetin e tyre! Sqarimi tjetër është se bisedime për transa ashtu siç u aludua nuk ka pasur mirëpo ne përmes një qytetari nga Drenasi jemi informuar se ku gjindet transi jonë dhe kemi marr rrugen për ta rikthyer në qytetin tonë! Në dijeni të plotë ishim që diqka do ndodhte mirëpo në mënyrë të pabesë e tinzare gjërat kthehen mbrapsht! Për kundër juve qe na e punuat kurthin mprapa shpine, ishim ne që në prani e në sy iu hoqem transin nga tribina iu shuam si tifozeri ashtu edhe siç iu hoqem nga Superliga! Të pabesë e tinzarë! Ne nuk jemi si ju! Ky do jetë reagimi i parë dhe i fundit nga Shqiponjat e zeza për rastin dhe kaosin e krijuar pa nevojë, reagim që përmes cdo kamere në stadion shihet ku ne nuk ishemi iniciatorët mirëpo përkunder maceve të zeza që nuk tentuan as të vrapojn pas transit të tyre, ne ishim ata që zbrazem tribinen e mbushem stadionin që të rikthejmë simbolet tona! Ne morem atë për çfarë luftuam, ju morët atë që e merituat. Ne nuk shuhemi asnjëherë përveç se në imagjinatat e juaja. Prej kohësh ishit të shuar, besëprerët si ju nuk kan vend në vendin tonë! Përderisa rasti është ende nën procedura ligjore të rendit kërkojmë në mënyrën më të sinqert nga të gjitha faqet që merren me postime tifozerie dhe gazetave që së pari të informohen saktë e sigurtë pastaj të postojnë! Si kryesi e Shqiponjave të zeza në mënyrë absolute të prerë kërkojmë liri për dy antarët tanë që nuk gjinden momentalisht në mesin tonë!!! DRENICA KA VETËM DY NGJYRA! 🔴⚫️ Shpresojmë përzemërsisht që ky të jetë rasti i fundit jo vetëm për ne por në të gjithë Kosovën tonë!

Posted by Shqiponjat e Zeza-Drenica on Monday, 23 May 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published.