Wednesday, November 30
Shadow

Shkruhet historia, ekipi shqiptar Bad News Eagles kualifikohen në turneun më të madh botëror të CS:GO

Çfarë rikthimi, Bad News Eagles shkruajnë historinë, mposhtin SINNERS në Rumani, duke u bërë ekipi i parë shqiptar i cili kualifikohet në turneun më të madh botëro të CS:GO.

Rreth 30 mijë shikues ishin të pranishëm në streamin zyrtar të PGL, dhe rreth 8 mijë shikues ishin të pranishëm tek streami i shqiptarit Xhoci, për të shikuar derbin e ekipit nga Kosova kundër ekipit SINNERS.

Ndeshja filloj me fitore në mapin e parë nga ekipi çek SINNERS, por ekipi shqiptar Bad News Eagles arriti të rikthehet duke e fituar mapin e dytë me lehtësi, për të shkuar në mapin e tretë i cili ishte përplot emocione ku në fund doli fitues ekipi shqiptar me rezultat të ngushtë 16:14, duke përfunduar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa, dhe duke e siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO i cili do të mbahet në Belgjikë me ekipet më të mira të botës.

Formacioni i ekipit shqiptar Bad News Eagles:

Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Sener “SENER1” Mahmuti
Klesti “stikle-” Kola (Trajner)

Leave a Reply

Your email address will not be published.