Thursday, March 23
Shadow

Villarreali eliminon Bayernin nga Liga e Kampionëve

Villareali e ka shokuar edhe Bayernin, duke e eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport. 

“Nëndetësja e Verdhë” ka arritur që në fund të barazojë rezultatin në 1-1, duke bërë që spanjollët të kalojnë tutje pasi ndeshjen e parë e fituan me rezultat 1-0. 

Golin e parë e zhvilloi Robert Lewandowski në minutën e 52-të, për ta barazuar rezultatin Samuel Chukwueze në minutën e 88-të, që ishte goli i ‘nokautit’ ndaj bavarezëve.

Villareal në gjysmëfinale do ta pret fituesin e duelit mes Liverpoolit dhe Benficas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.