Thursday, March 23
Shadow

ZYRTARE! Antonio Rüdiger firmos me Real Madridin

Mbrojtësi qendror gjerman Antonio Rüdiger është tashmë zyrtarisht pjesë e Real Madridit. Skuadra e bardhë firmos me kosto zero me futbollistin e Chelsea, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor me klubin londinez.

Florentino Perez përsërit planin e sezonit të kaluar, kur nënshkroi falas me David Alaba, pa pasur nevojë të paguante asgjë në klubin ku ishte, Bayern Munich. “Marca” zbulon se gjermani ka firmosur për katër sezone me klubin nga “Santiago Bernabeu”.

Rüdiger, 29 vjeç, 190 centimetra i gjatë, refuzoi ofertat e njëpasnjëshme për rinovim nga Chelsea dhe kontaktoi disa klube të mëdha në Evropë, për të parë se cili prej tyre i përmbushte pritshmëritë e tij financiare.

Pas një raundi të parë, dhe në mungesë të një oferte që arrinte shifrat e kërkuara, interesimi i ri i “Los Blancos” dhe kërkesa e Carlo Ancelottit për klubin kanë qenë çelësat përfundimtarë të nënshkrimit të tij.

Mundësia e madhe e tregut përfaqësonte inkorporimin e një qendërmbrojtësi të nivelit të lartë si gjermani, opsion për të shtuar emrin e tij në një mbrojtje ku tashmë shkëlqejnë Militao dhe Alaba. Mbi të gjitha mundësia për ta marrë falas kanë predominuar arsyet që Real Madridi të arrijë marrëveshje me Rüdiger për sezonet e ardhshme.

Real Madridi nënshkruan me futbollistin që ka luajtur 50 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë, ka fituar Ligë të Kampionëve dhe ka grumbulluar shumë përvojë në Premier League. Një shtesë luksoze për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.