Wednesday, March 29
Shadow

Ekspertët e industrisë thonë se mijëra kriptovaluta do të shuhen

Lojtarë të mëdhenj të industrisë së kriptovalutave besojnë se mijëra prej tyre do të pësojnë kolaps, ndërsa numri i “blockchaineve” në ekzistencë gjithashtu do të bjerë në vitet që vijnë, shkruan Bloomberg.

Janë afro 19 mijë kriptovaluta në ekzistencë dhe dhjetëra platforma “blockchain” gjithashtu. Një platformë “blockchain”, si ajo e Ethereum, është një teknologji mbi të cilët kriptovalutat ndërtohen.

Shefi i Fondacionit Web3, Betrand Perez, ka thënë se një prej efekteve që kriza e Terras pati javën e kaluar është evidentimi i një detaji të thjeshtë: “Janë shumë blockchain dhe kriptovaluta në qarkullim. Ato shkaktojnë konfuzion dhe sjellin rreziqe të mëdha për përdoruesit. Njëlloj si në fillimet e internetit ku kishim kompani të shumta .com dhe shumica prej tyre ishin mashtrime, duke mos sjell asnjë vlerë që me kalimin e kohës u shuan. Sot e njëjta situatë sikur po përsëritet me kriptovalutat”, ka thënë Ai.

Shefi i kompanisë Ripple, Brad Garlinghouse, ka thënë se pyetja që bëjmë sot është nëse kemi nevojë për 19 mijë monedha të reja.

Komentet nga industria vijnë ndërsa tregu i kriptovalutave po ndjen presionin. Bitcoin ka rënë me 50% nga nivelet rekord të nëntorit. Kriptovalutat e tjera janë në nivelet më të ulëta historike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.