Saturday, August 20
Shadow

Mësohen ekipet gjysmëfinaliste në ESL PRO League CS:GO

ENCE, NiP, FaZe dhe FURIA janë ekipet gjysmëfinaliste në turneun ESL PRO League në garën për çmimin e vendit të parë, që vlen rreth 160 mijë euro.

Kanë përfunduar çerekfinalet e turneut ESL PRO League, ku katër skuadra të mbetura do të garojnë nesër (e shtunë) në ndeshjet e gjysmëfinales.

Turneu ESL PRO League do të shpërndaj çmime rreth 756 mijë euro, prej të cilave 160 mijë do të shkojnë për vendin e parë.

Ekipi i ENCE pas rikthimit kundër ekipit Movistar Riders nga 1:0 në 1:2 me mapa, do të takohet në gjysmëfinale me ekipin suedez NiP, të cilët mposhtën ekipin amerikan Liquid në një ndeshje të ngushtë 2:1.

Ekipi brazilian FURIA gjithashtu arriti të rikthehet në ndeshjen kundër ekipit Astralis duke e përmbysur rezultatin nga 1:0 në 2:1 me mapa, dhe do të takohet në gjysmëfinale me ekipin FaZe, që mposhtën ekipin Na’Vi në derbin e çerekfinaleve.

Oraret e ndeshjeve të gjysmëfinales:

E shtunë 9 prill 2022

15:30 NiP – ENCE

19:00 FURIA – FaZE


Finalja e madhe do të luhet me datën 10 prill (e diel), në formatin Bo5 (best-of-five) duke filluar nga ora 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.